TURP PËR NE! Prodhonte 320 mijë ton plehra kimike në vit, si u shit për skrap Azotiku i Fierit

Ndërtimi i Azotikut të Fierit nisi në nëntor 1965. Vepra u vu në shfrytëzim më 17 shkurt 1967. Aty janë prodhuar plehra kimike me bazë azoti. Prodhohej Nitrat – Amoni (NH4NO3) me përmbajtje të lëndës aktive 34-35 %.

Kapaciteti i prodhimit ishte 120 000 ton/vit. Janë prodhuar realisht 90-110 mijë ton në vit. Më pas u ndërtua linja e prodhimit të uresë me 46 % lëndë aktive me kapacitet 200 000 ton/vit. Kështu kapaciteti i prodhimit në vitin 1989 shkoi në 320 000 ton.

Paisjet e Azotikut u blenë me financim kinez, pas nënshkrimit të një marrëveshje të posaçme kredie të nënshkruar në vitin 1966.

Kredia kineze për Azotikun, ndryshe nga afro 30 vepra të tjera të mëdha industriale, nuk u lëvrua në makineri e pajisje e teknologji nga RP e Kinës, por në vlerë monetare, duke blerë teknologjinë dhe një pjesë të makinerive e pajisjeve nga “Monte Catini” – sot “Monte Edison” një nga firmat lider në industrinë kimike në Itali e në botë, si dhe një pjesë tjetër në Gjermani.

Për montimin e teknologjisë dhe vënien në shfrytëzim të veprës kanë punuar së bashku specialistë italianë, kinezë dhe shqiptarë. Vepra ndaloi së funksionuari pas rënies së komunizmit dhe në vitet e fundit u çmontua dhe u shit për skrap! (Adi Darsi)

Related Posts

Nenad Çanak trondit Serbinë: Nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë, Serbia po falsifikon faktet

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), Nenad Çanak, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë ngase ato janë ndërtuar në kohën kur nuk…

Kolegji Saverian në Shkodër, “djepi i patriotëve”

Në Shqipërinë e viteve 1870-1930, spikatën intelektualë dhe patriotë të klasit të parë, përmes të cilëve u kapërcyen momente kyçe historike. Kolosët e kohës, Luigj Gurakuqi, Faik…

Gjuha shqipe 5000-vjeçare më e vjetra ndër gjuhët

Nga: Mili Butka Origjina e gjuhës shqipe, është një nga çështjet më të diskutueshme në fushën e Albanologjisë. Çabej, në historinë e tij të gjuhës shqipe (1976c),…

Albën e keni pa, por si në këto poza asnjëherë

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ Alba Vukaj është rikthyer fuqishëm në mediat sociale. Pas një periudhe të angazhuar me studime Alba ka vendosur t’i kaloj…

Çitaku – VV-së: Nëse jeni të kënaqur me sondazhe, ejani shkojmë në zgjedhje në qershor

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka thënë VV-së se nëse janë të kënaqur me sondazhe, të shkojnë në zgjedhje në qershor Nënkryetarja e Partisë Demokratike të…

Poza provokuese me format bombastike/ Fotot “hot” të Luana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *