Isa Boletini arrestoi zyrtarët rusë në Mitrovicë shkruante “Daily Telegraph” me 1902

Isa Boletini me njëqind ushtarë të armatosur, kishte marrë informacion nga Stambolli për ardhjen e rusëve dhe ai i kishte pritur për të hyrë në Mitrovicë, ku menjëherë i kishte burgosur. Shqiptarët i kishin konfiskuar të gjitha gjerat dhe, pas mbajtjes së tyre tri ditë, ata i shoqëruan deri në Shkup…

Studiuesi Flamur Maxharri ka publikuar një artikull të botuar në vitin 1902 nga gazeta e njohur angleze “Daily Telegraph”, me titull: “Rusia dhe Shqipëria”, ku tregon për arrestimin e zyrtarëve të “Carit” në Mitrovicë nga Isa Boletini.

“Informacioni i mëposhtëm ka arritur te qeveria e Serbisë nga Stambolli: M. Teherbalcheff, i Ngarkuari me Punë në Stamboll, kishte dërguar disa zyrtarë rusë me orendi dhe mallra shtëpiake për përgatitjen e hapjes së Konsullatës Ruse në Mitrovicë. Isa Boletini me njëqind ushtarë të armatosur, kishte marrë informacion nga Stambolli për ardhjen e rusëve dhe ai i kishte pritur këta të fundit për të hyrë në Mitrovicë, ku menjëherë i kishte burgosur.

Shqiptarët i kishin konfiskuar të gjitha gjerat e rusëve dhe, pas mbajtjes së tyre tri ditë, ata i shoqëruan deri në Shkup. Konsulli rus në Shkup kishte dorëzuar një notë proteste dhe kishte kërkuar që Isa Boletini të arrestohet menjëherë dhe të dëbohet nga Mitrovica. Shqiptarët janë deklaruar se nuk do të lejojnë hapjen e Konsullatës ruse në Mitrovicë”, shkruan në këtë artikull.

Një vit më vonë në Mitrovicë është vrarë konsulli rus.

Rusia ishte aleat historik i Serbisë. Ky shtet nuk e njeh akoma pavarësinë e Kosovës. Madje edhe Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm i Rusisë, reagoi për ndalimin e hyrjes në Kosovë të trenit me mbishkrimin “Kosova është Serbi” duke thënë se policia e Kosovës, që nuk e lejoi hyrjen e këtij treni, nuk ka të drejtë të shkojë në veri të vendit.

Related Posts

Shqiptari vret serbin në Gjermani, pse nisi gjithçka?

Lexo lajmin me posht

Sami Frashëri: Pellazgët janë kombi më i vjetër Arian i Europës

Shqiptarët flasin një nga më të vjetra e më të bukura gjuhë të dheut. Gjuhët që kanë qënë të ngjashme dhe bashkëkohëse me gjuhën shqipe janë zhdukur…

Historiani zviceran plas b0mben: Kurrë nuk shkrova se Skënderbeu është me origjinë të pastër serbe

Në këtë intervistë të gjatë për “Milosao”, historiani i njohur tregon disa nga keqkuptimet për monografinë e tij, por edhe në mënyrë të thukët mënyrën sesi e…

Fiset ilire, të “gadishullit ilirik” dhe popullsia e këtij gadishulli në kohën antike

Kush ishim dhe kush jemi, ku ishim dhe ku jemi… Një vëzhgim rreth konceptit të termit gjeografik “Gadishulli Ilirik” dhe popullsia e këtij gadishulli në kohën antike…

“Vucic nuk ben me gjum”/ BE-ja zyrtarisht kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) e ka miratuar sot vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e…

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York që u mbajt të hënën, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Robert Wood, i bëri thirrje homologut të tij…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *