Mbishkrimet shqipe të Taganrogut

Në periferi të qytetit të Rusisë jugore Taganrog, u zbuluan germa dhe mbishkrime shqipe. Siç njoftojnë mediat ruse, në një fshat në periferi të Taganrogut u gjetën gjurmë të një populli pak të njohur pwr ruswt. Germat misterioze janë gdhendur në objekte, që datojnë në shekullin e XVIII. Gjurmët e kulturës shqiptare në bregun e gjirit të Taganrogut u zbuluan pa pjesëmarrjen e arkeologëve. Në rolin e studiuesit, që zbuloi nën shtresën e tokës një fshat të vogël të lashtë, ishte veçse një dukuri natyrore. Dallgët për dy shekuj kanë goditur bregun argjilor të gjirit. Dhe në një moment së bashku me argjilën në plazh u shfaqën objekte të shekullit XVIII.

Tulla me vulë të pazakontë (u gjetën më shumë se njëqind), ka të ngjarë, të qëndrojnë në themelet e një kishe ruse. Ndërkaq simbolet misterioze, sikurse u sqarua kohët e fundit, i përkasin kulturës shqiptare, saktëson korrespondenti i televizionit të madh rus NTV Mihail Antropov.

Me të mësuar se në afërsi të detit Azov u gjetën gjurmë të një vendbanimi shqiptar, erdhën këtu gjuhëtarë nga Shën Petwrburgu. Ata sqaruan se vula në tulla i takon periudhës kur shqiptarët krijuan alfabetin e parë. Sot këto simbole të vdekura, në fillim të shekullit XX i zëvendësoi alfabeti me germa latine. Alfabeti u duhej shqiptarëve për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Sipas televizionit rus NTV, këtë pothuajse histori me detektivë me gjurmë të kulturës shqiptare pranë detit Azov vetëm sa ka nisur të hetohet. Nisur nga rezultatet e punës, në historinë e Rusisë mund të gdhendet një faqe e re, deri tani e panjohur, e mbyll reportazhin televizioni rus NTV.

Pak histori

Në vitet 1775-1797 në Taganrog ka vepruar një legjion i quajtur ushtria kozake shqiptare. U krijua nga shqiptarë dhe grekë që shërbenin në skuadriljen e Baltikut gjatë luftës ruso-turke në Adriatik, ushtarë që dëshironin të vendoseshin në Rusi. Në vitin 1776 legjionit iu dhanë troje pranë Taganrogut dhe dy kështjellave, Jenikale dhe Kerç. Kozakët shqiptarë u larguan vullnetarisht nga ushtria, një pjesë shkoi të shërbente në flotën e Detit të Zi, të tjerët u vendosën në Alushta dhe Balaklava, u morën me tregti, duke përdorur përjashtimin nga taksat.

Taganrogu është qytet në qarkun e Rostovit, port në bregdetin e detit Azov. U themelua në 1698 nga Pjetri i Madh. Ka një popullsi prej 251 mijë banorësh sipas regjistrimit të vitit 2016. Në Taganrog jetojnë rreth njëqind nacionalitete. Gjatë shekujve, u zhvillua si qytet shumëkombësh, dhe me shumë besime fetare. Taganrogu është qendër e rëndësishme industriale në jug të Rusisë. Këtu ndodhet selia e një prej eksportuesve kryesorë të grurit. Në portin e Durrësit funksionon një linjë e rregullt detare për anijet e ngarkuara me grurë në portin e Taganrogut./ZgjohuShqiptar.info

Related Posts

Shqiptari vret serbin në Gjermani, pse nisi gjithçka?

Lexo lajmin me posht

Sami Frashëri: Pellazgët janë kombi më i vjetër Arian i Europës

Shqiptarët flasin një nga më të vjetra e më të bukura gjuhë të dheut. Gjuhët që kanë qënë të ngjashme dhe bashkëkohëse me gjuhën shqipe janë zhdukur…

Historiani zviceran plas b0mben: Kurrë nuk shkrova se Skënderbeu është me origjinë të pastër serbe

Në këtë intervistë të gjatë për “Milosao”, historiani i njohur tregon disa nga keqkuptimet për monografinë e tij, por edhe në mënyrë të thukët mënyrën sesi e…

Fiset ilire, të “gadishullit ilirik” dhe popullsia e këtij gadishulli në kohën antike

Kush ishim dhe kush jemi, ku ishim dhe ku jemi… Një vëzhgim rreth konceptit të termit gjeografik “Gadishulli Ilirik” dhe popullsia e këtij gadishulli në kohën antike…

“Vucic nuk ben me gjum”/ BE-ja zyrtarisht kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) e ka miratuar sot vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e…

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York që u mbajt të hënën, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Robert Wood, i bëri thirrje homologut të tij…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *