Braktisi Serbinë dhe zgjodhi të luante për Kosovën, mediat serbe sulmojnë futbollistin

Futbollisti Arton Zekaj kishte luajtur për U15, U16 e U17 të Serbisë. Ai vlerësohej si talent i madh dhe pas Partizanit të Beogradit dhe disa skuadrave të tjera në Serbi u transferua te Lila në Francë.

23-vjeçari, i lindur në Suboticë, ndërkohë u bashkua me Kosovën U21. Kishte luajtur pesë ndeshje në vitet 2019 e 2020, ndërsa në një prej tyre ishte kapiten.

Por, karriera e tij nuk u zhvillua siç pritej. Në vitin 2022, Zekaj u kthye në Serbi, përkatësisht në Vojvodinë. Luajti për skuadrën e nivelit të ulët Tisa Adorjan. Prej atëherë është pa skuadër.

Dhe fakti që është pa skuadër, e sidomos që kishte lënë Serbinë për të luajtur për Kosovën, ka bërë që mediat serbe të sulmonin futbollistin Zekaj.

“Arton Zekaj dikur ishte kapiten i Serbisë dhe më pas kaloi tek e ashtuquajtura Kosovë, tani thuajse ka humbur nga harta e futbollit”, është titulli i një mediumit serb.

“Luajti për Serbinë, më pas u paraqit për Kosovën dhe mbeti pa klub”, shkruan “nova.rs”.

“Arton Zekaj zgjodhi të ashtuquajturën Kosovë para Serbisë e tani nuk luan askund”, është titulli i “blic.rs”.

Në tituj të mediave të tjera është shkruar që Zekaj tradhtoi Serbinë, ndërsa në përgjithësi qasja e mediave serbe ishte sulmuese ndaj futbollistit.

“Me krenari kam vendosur të pranoj fanellën e Kosovës. E di që prindërit e mi dhe populli i Kosovës do të jenë krenarë për mua. E di gjithashtu që njeriu që nuk është më në mesin tonë, Fadil Vokrri, gjithashtu do të ishte krenar”, kishte deklaruar Zekaj pasi pranoi ftesën e Kosovës.

Me Kosovën U21 Zekaj kishte luajtur ndaj Anglisë, Austrisë, Andorrës, Shqipërisë e Turqisë. Ndaj Shqipërisë ishte kapiten.

PANORAMASPORT.AL

Related Posts

Shqiptari vret serbin në Gjermani, pse nisi gjithçka?

Lexo lajmin me posht

Sami Frashëri: Pellazgët janë kombi më i vjetër Arian i Europës

Shqiptarët flasin një nga më të vjetra e më të bukura gjuhë të dheut. Gjuhët që kanë qënë të ngjashme dhe bashkëkohëse me gjuhën shqipe janë zhdukur…

Historiani zviceran plas b0mben: Kurrë nuk shkrova se Skënderbeu është me origjinë të pastër serbe

Në këtë intervistë të gjatë për “Milosao”, historiani i njohur tregon disa nga keqkuptimet për monografinë e tij, por edhe në mënyrë të thukët mënyrën sesi e…

Fiset ilire, të “gadishullit ilirik” dhe popullsia e këtij gadishulli në kohën antike

Kush ishim dhe kush jemi, ku ishim dhe ku jemi… Një vëzhgim rreth konceptit të termit gjeografik “Gadishulli Ilirik” dhe popullsia e këtij gadishulli në kohën antike…

“Vucic nuk ben me gjum”/ BE-ja zyrtarisht kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) e ka miratuar sot vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e…

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York që u mbajt të hënën, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Robert Wood, i bëri thirrje homologut të tij…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *