Zbulohet harta e 1455 në Romë: Ballkani quhej “Scanderbego”

Një hartë e re e vitit 1455 ka zbuluar një pjesë të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Harta e cila i është kushtuar Papës Nikolla V, tregon se territori i Ballkanit ndeshen me toponimin Scandrebeco.

Kjo tregon se territori ka marrë emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Harta e cila do të qëndrojë e ekspozuar për dy javë në kryeministri, në COD është e një rëndësie të veçantë sepse zbulon se Skënderbeu ka qenë një hero europian i rëndësishëm. Dhe kjo hartë fashit në mënyrë definitive përpjekjet për të thënë që Skënderbeu u bë mit pas vdekjes së tij.

Artan Shkreli, arkitekt dhe studiues i hartografisë së Mesjetës ka treguar për TCH:

Zbulimi o kësaj harte ka qenë një nga gjërat më fatlume që më ka ndodhur në jetën time. Bëhet fjalë për një toponim në zemër të Ballkanit jugor ku në qendër të kësaj hapësire midis detit Adriatik dhe detit Egje ndodhet toponimi Scandrebeco. Është një rast i jashtëzakonshëm ku emri i një territori të identifikohet me emrin e një figure, i cili identifikohet me popullin e tij dhe me frikërat metropolitane të Evropës së asaj kohe. Harta është bërë në 1455 nga Bartolomeo Pareto, i cili ishte një hartograf që furnizonte Vatikanin me hartat gjeografike. Ishte një njeri i afërt i Papës Nikolla V. Skënderbeu paraqitet si një hero europian këtu. Sikurse ai ka qenë një hero europian i rëndësishëm. Dhe kjo hartë fashit në mënyrë definitive përpjekjet për të thënë që Skënderbeu u bë mit pas vdekjes së tij. I gjithë enfatizimi i kësaj figure bërë pas vdekjes ishte shumë më e vogël nga çka ai përfaqësonte në të gjallë të tij.”
Pas ekspozimit ajo do të kthehet në Bibliotekën Kombëtare Qendrore të Romës, ku do të ruhet në rafte speciale.

Related Posts

Shqiptari vret serbin në Gjermani, pse nisi gjithçka?

Lexo lajmin me posht

Sami Frashëri: Pellazgët janë kombi më i vjetër Arian i Europës

Shqiptarët flasin një nga më të vjetra e më të bukura gjuhë të dheut. Gjuhët që kanë qënë të ngjashme dhe bashkëkohëse me gjuhën shqipe janë zhdukur…

Historiani zviceran plas b0mben: Kurrë nuk shkrova se Skënderbeu është me origjinë të pastër serbe

Në këtë intervistë të gjatë për “Milosao”, historiani i njohur tregon disa nga keqkuptimet për monografinë e tij, por edhe në mënyrë të thukët mënyrën sesi e…

Fiset ilire, të “gadishullit ilirik” dhe popullsia e këtij gadishulli në kohën antike

Kush ishim dhe kush jemi, ku ishim dhe ku jemi… Një vëzhgim rreth konceptit të termit gjeografik “Gadishulli Ilirik” dhe popullsia e këtij gadishulli në kohën antike…

“Vucic nuk ben me gjum”/ BE-ja zyrtarisht kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) e ka miratuar sot vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e…

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York që u mbajt të hënën, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Robert Wood, i bëri thirrje homologut të tij…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *