Na e kujtoj “princi” Don Zhuan! Ky ishte fati “i tmerrshëm” i gjashtë motrave të mbretit Zog

Të gjashta motrat e mbretit Zog, ishin shembulli i një kulture nga një vend i vogël, ku sapo kishte filluar bashkëjetesa mes orientit dhe oksidentit.

Secila nga princeshat zotëronte talent dhe kulturë, madje duke u përfshirë në organizimin shoqëror e deri tek arti ushtarak. Por, çfarë do t’u rezervonte fati, princeshave të një vendi aq të vogël e të varfër?

Princeshë Nafija u martua me Ceno beg Kryeziun nga Gjakova

Ata lindën një djalë me emrin Esat ose siç njihej si Princ Tati. Ceno beu u vra më 1927-të, në Pragë, ku shërbente si ambasador, pas vdekjes së tij, princesha së bashku me të birin jetuan në pallatin mbretëror pranë mbretit Zog, edhe gjatë mërgimit, pa u ndarë nga familja. Princesha ndërroi jetë në Kajro.

Princeshë Senija u martua me Princ Mehmed Abid të Turqisë, i biri i Sulltan Abdylhamid II

Martesa pas një kohe nuk rrezultoi e lumtur ndaj dhe u divorcuan, duke mos pasur fëmijë. Princesha, më pas qëndroi gjithë jetën pranë të vëllait (Ahmet Zogut) dhe motrave të veta. Ndërsa vitet e fundit të jetës i kaloi në Kanë, Francë, ku edhe ndërroi jetë pikërisht një javë pasi i kishte vdekur e motra, Myzejemja.

Priceshë Adilja u martua me Emin bej Agolli-Doshishti dhe patën 3 djem e dy vajza

Ajo iu përkushtua familjes dhe të gjithë së bashku jetuan në Angli dhe më pas vitet e fundit të jetës i kaloi në Paris pranë të birit, Salihut, i cili ishte ende i pamartuar.

Priceshë Myzejmeja, nuk u martua kurrë

Gjithë jetën ia kushtoi humanizmit dhe artit, duke kaluar tërë jetën pranë familjes mbretërore. Vitet e fundit të jetës edhe ajo i kaloi në qytetin e Kanës në Francë, së bashku me motrat, Sanijen dhe Maxhiden.

Priceshë Ruhija, nuk u martua kurrë

Ajo qëndroi gjithmonë pranë vëllait dhe ishte e apasionuar pas artit shtarak të cilin e njihte mirrë. Në mërgim ajo u përball me luftën kundër kancerit dhe ndërroi jetë në qytetin Kajro të Egjyptit. Mbreti Faruk i Egjyptit me preardhje shqiptare, për nder të Princeshësh Ruhije, organizoi një ceremoni mortore mbertërore zyrtare.

Princeshë Maxhidja, e lidhte i njëjti fat, me motrat

Edhe ajo nuk u martua kurrë edhe ajo ishte njohëse e mirë e doktrinës ushtarake dhe e apasionuar pas artit kombëtar. Jetoi pranë familjes mbretërore deri më vitin 1961 dhe më pas, u zhvendos te motrat e saj në Kanë, Francë, ku dhe mbylli jetën.

28th March 1938: The three sisters of his highness King Zog of Albania arrive at Waterloo Station in London. (Photo by Fox Photos/Getty Images)

Related Posts

Shqiptari vret serbin në Gjermani, pse nisi gjithçka?

Lexo lajmin me posht

Sami Frashëri: Pellazgët janë kombi më i vjetër Arian i Europës

Shqiptarët flasin një nga më të vjetra e më të bukura gjuhë të dheut. Gjuhët që kanë qënë të ngjashme dhe bashkëkohëse me gjuhën shqipe janë zhdukur…

Historiani zviceran plas b0mben: Kurrë nuk shkrova se Skënderbeu është me origjinë të pastër serbe

Në këtë intervistë të gjatë për “Milosao”, historiani i njohur tregon disa nga keqkuptimet për monografinë e tij, por edhe në mënyrë të thukët mënyrën sesi e…

Fiset ilire, të “gadishullit ilirik” dhe popullsia e këtij gadishulli në kohën antike

Kush ishim dhe kush jemi, ku ishim dhe ku jemi… Një vëzhgim rreth konceptit të termit gjeografik “Gadishulli Ilirik” dhe popullsia e këtij gadishulli në kohën antike…

“Vucic nuk ben me gjum”/ BE-ja zyrtarisht kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) e ka miratuar sot vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e…

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York që u mbajt të hënën, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Robert Wood, i bëri thirrje homologut të tij…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *