Macron ia bën të qartë Vuçiçit, “pa normalizim me Kosovën, nuk do të ketë BE për Serbinë”

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka dhënë një mesazh të qartë homologut serb, Aleksandër Vuçiç, përpara se ta presë atë në Paris të hënën.

“Emmanuel Macron do të pohojë, me këtë rast, lidhjen e tij dhe mbështetjen e plotë për integrimin europian të Serbisë dhe se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit në BE”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga pallati presidencial francez.

Media “Le Figaro” shkruan se takimi mes Macron dhe Vuçiç në pallatin Elize do të nisën në orën 8 të mbrëmjes dhe më pas do të ketë një deklaratë të përbashkët për shtyp, e ndjekur nga një darkë mes tyre.

Gazeta franceze thekson se palët do të diskutojnë mbi integrimin europian të Serbisë dhe marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Të dy presidentët do të diskutojnë gjithashtu forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e mbrojtjes, energjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale,” njoftoi pallati Elize.

Related Posts

Shqiptari vret serbin në Gjermani, pse nisi gjithçka?

Lexo lajmin me posht

Sami Frashëri: Pellazgët janë kombi më i vjetër Arian i Europës

Shqiptarët flasin një nga më të vjetra e më të bukura gjuhë të dheut. Gjuhët që kanë qënë të ngjashme dhe bashkëkohëse me gjuhën shqipe janë zhdukur…

Historiani zviceran plas b0mben: Kurrë nuk shkrova se Skënderbeu është me origjinë të pastër serbe

Në këtë intervistë të gjatë për “Milosao”, historiani i njohur tregon disa nga keqkuptimet për monografinë e tij, por edhe në mënyrë të thukët mënyrën sesi e…

Fiset ilire, të “gadishullit ilirik” dhe popullsia e këtij gadishulli në kohën antike

Kush ishim dhe kush jemi, ku ishim dhe ku jemi… Një vëzhgim rreth konceptit të termit gjeografik “Gadishulli Ilirik” dhe popullsia e këtij gadishulli në kohën antike…

“Vucic nuk ben me gjum”/ BE-ja zyrtarisht kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) e ka miratuar sot vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e…

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York që u mbajt të hënën, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Robert Wood, i bëri thirrje homologut të tij…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *