Duartrokitet Gërvalla në Londër kur kritikon pjesëmarrjen e Daçiçit në konferencë kundër dhu. nës se. ksuale: “Pse flet ky njeri, ka qenë dora e djathtë e Millosheviçit”

Duartrokitet Gërvalla në Londër kur kritikon pjesëmarrjen e Daçiçit në konferencë kundër dhu. nës se. ksuale: “Pse flet ky njeri, ka qenë dora e djathtë e Millosheviçit”





“Daçiç është një nga arkitektët kryesorë të gjen. ocidit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë”, ka thënë kryediplomatja kosovare, Donika Gërvallla gjatë një Konferencë për Parandalimin e Dhu. nës Se. ksuale në Lu. ftëra e cila po mbahet në Londër, ku i pranishëm është edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiç.
Gërvalla i është drejtuar të pranishmëve në konferencë me pyetjen se “çfarë kuptimi ka që Daçiç të flet në një konferencë të këtillë”.





“Ai ka qenë dora e djathtë e Sllobodan Millosheviçit nga 1992 gjer më 2000”.
Të pranishmit e kanë mbështetur me një duartrokitje të madhe.
Daçiç në këtë konferencë ka folur kundër dhu. nës se. ksuale në lu. ftë, duke e quajtur “veçanërisht të dhimbshme dhe temë serioze, sepse është shkelje e të drejtave të njeriut”.
Gjatë lu. ftës në Kosovë janë dhunuar mbi 20 mijë gra nga forcat okupuese ushtarake serbo-jugosllave.
Shkrimi i Gërvallës:
Në Konferencën kundër Dhu. nës Se. ksuale në Konflikt (PSVI), i ftuar në Londër edhe Ministri i Jashtëm i Serbisë.
Ivica Daçiçi ne një panel me të mbijetuarën e dhunës seksuale të lu. ftës në Ukrainë.
Prania e tij në sallë dhe në panel nxiti shqetësim tek viktimat e pranishme dhe regime të ashpra të pjesëmarrësve të konferencës.
Viktimat kanë nevojë për drejtësi, jo për ballafaqim me kr. imin.