Vuçiqi do Zajednicën e Hashimit ose të Isa Mustafës!

Vuçiqi do Zajednicën e Hashimit ose të Isa Mustafës!
1. Opozita e Kosovës po nxit serbët kundër Vuçiqit dhe po ia afron Albinit.
Sipas opozitës, Kurti e ka pranuar Zajednicën, medje më shumë, por atë e ka refuzuar Vuçiqi. Pra zemërimi i serbëve duhet të drejtohet kundër Vuciqit dhe Serbisë, e jo kundër Albinit. Kjo është hile e zgjuar dhe konstruktive e opozitës ndaj serbëve të Kosovës. Sigurisht nëse ata e hanë këtë propagandë.
2. Vuçiqi deklaroi se e do Zajednicën e Isa Mustafës, që nuk i paska pas dhënë kompetenca ekzekutive, dhe jo Zajednicën që i jep Albin Kurti me kompetenca shtesë, ose siç po i thonë Zajednica+.
Edhe me këtë opozita po përpiqet t’i kthejë serbët, së paku ata të Kosovës, kundër Vuciqit! Sigurisht, me kusht që serbët t’i besojnë opozitës si e vetmja ekspertizë e mundshme ta kenë.
3. Ndonjë opozitar (torollak) thotë se Vuçiqi nuk pranoi marrëveshjen jo pse nuk e përmbante Zajednicën (e Isa-Thaçit), sepse atë e përmban marrëveshja, por sepse me marrëveshje njihte sovranitetin e Kosovës. Pastaj shpejt e kundërshton mendimin e vet dhe thotë se marrëveshja nuk përmban njohjen as de facto as de jure.
Me ketë ngjan me atë kritikun ndaj Stalinit: shoku Stalin, unë kam një mendim ndryshe nga ju, por jam kundër këtij mendimi që kam!
https://www.facebook.com/HFERAJ/posts/1882211238821302