Trajkoviq thotë se Vuçic ka filluar të humb kontrollin e plotë mbi serbët e Kosovës

Trajkoviq thotë se Vuçic ka filluar të humb kontrollin e plotë mbi serbët e Kosovës

Rada Trajkoviq, që është zgjedhur këshilltare e ministrit të ri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se angazhimi i saj dhe i Rashiqit ka për qëllim që të kuptojë se çfarë diskutohet në dialogun mes dy shteteve. Ajo ka përsëritur se ky është vetëm fillimi i largimit të kontrollit të plotë të Aleksandar Vuçiqit mbi serbët në Kosovë.

“Vetë përfshirja jonë në Qeverinë e Kurtit ka për qëllim që të kuptojë se çfarë po diskutohet, duke marrë parasysh se është temë tërësisht e mbyllur jo vetëm për publikun e Serbisë, por edhe për ata që preken direkt nga kjo, përkatësisht serbët në Kosovë. Lista Serbe ishte e kënaqur me atë që presidenti thotë dhe atë që presidenti e di”, ka thënë Trajkoviq në “N1” të hënën.

Duke komentuar diskutimet e fundit të Vuçiqit me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, Trajkoviq ka thënë se vetëm mund të supozojë se çfarë është diskutuar.

Për ak,uzat se caktimi i Rashiqit ministër është antikushtetues, Trajkoviqi ka thënë Kurti si kryeministër ka të drejtë të zëvendësojë ministrat në Qeveri. Se përse ka pranuar të jetë këshilltare në Qeverinë e Kosovës, Trajkoviq ka thënë se synon të kuptojë se çfarë po ndodh brenda. Ka shtuar se me ardhjen e saj dhe të Rashiqit, Lista Serbe nuk do ta ketë pushtetin absolut që ka pasur te serbët.