Vjen akuzë e rëndë për Albin Kurtin: E refuzoi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, por e pranoi në villen e Titos në Shën Naum

Vjen akuzë e rëndë për Albin Kurtin: E refuzoi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, por e pranoi në villen e Titos në Shën Naum
Kryetari i Partisë Socialdemokratike, Dardan Molliqaj, ka thënë kurti është fshehur pas marrëveshjes se Ohrit, pasi sipas tij, Kurti vepron kështu vetëm kur ka disfata
“E refuzoi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, por e pranoi në villen e Titos në Shën Naum. Dallimin bëjeni vetë”, kështu ka thënë Kryetari i Partisë Socialdemokratike, Dardan Molliqaj,
Sipas Molliqajt, Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje janë fshehur, pas marrëveshje në Ohër.
“Aq e mirë na qenka marrëveshja saqë Kryeministri, me krejt partinë e tij, e kanë futë kokën në dhe si struci”.
“Si pas një stuhie apo pas një disfate. Sepse disfatë ishte. E Albin Kurti heshtet kështu si sot, pas secilës disfatë”, ka thënë ish-miku i Kurtit, Molliqaj.
https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/posts/750478969860275