‘Trazira’ brenda LDK-së!/ Dorëheqja e nënkryetares e injorimi i Veliut – çka po i shkakton turbulencat në LDK?

‘Trazira’ brenda LDK-së!/ Dorëheqja e nënkryetares e injorimi i Veliut – çka po i shkakton turbulencat në LDK?

Prurje të reja, pakënaqësi, largime janë shprehjet që po e karakterizojnë tash e një kohë Lidhjen Demokratike të Kosovës. Me ardhjen e Lumir Abdixhikut në krye të partisë, jo të gjithë dolën të kënaqur. Të paktën jo, Agim Veliu. Dikur nënkryetar i LDK-së, e kryetar dege në Podujevë. E pakënaqur me lidershpin e LDK-së, së fundmi u deklarua edhe Shqipe Mjekiqi, e cila për dy vite mbajti postin e nënkryetares. A lidhen këto pakënaqësi me prurjet e reja, Insajderi ju sjell detajet.

Agim Veliu s’lëvizi fare për t’u quar në këmbë siç bën krejt të pranishmit në sallë të dielën në Llap, teksa po festonin 33 vjetorin e degës atje kur në skenë u shfaqë kryetari Lumir Abdixhiku. Ai u pa si ndër të vetmi i ulur në karrige teksa kryetari mbante fjalimin.

https://www.tiktok.com/@raporto24.com/video/7212297811969215750″ data-video-id=”7212297811969215750″>

Me 22 dhjetor të 2022-ës, LDK-së iu bashkua edhe profesoresha universitare Jehona Lushaku. Ajo nuk ishte krejt e panjohur për publikun. Disa herë ishte pjesë e debateve televizive.

“Profesoresha Jehona Lushaku Sadriu nga sot është pjesë e LDK-së. Ajo i bashkohet familjes sonë politike në rrugëtimin e përbashkët që na pret përpara”,kishte shkruar Abdixhiku ne Facebook.

Me fillimin e vitit të ri, kreu i LDK-së prezantoi edhe një ish-deputete të LVV-së si anëtare e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Fjala është për Shqipe Pantinën.

Shqipe Pantina nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo i bashkohet shtëpisë sonë politike si një profesioniste me përvojë të shquar në jetën publike”,shkruante.

Pantina duke u shprehur e kënaqur që i është bashkuar LDK-së,tregoi arsyet e rikthimit te saj ne politike.

Ajo u shpreh se angazhimi i saj në politikë “çdoherë ka pas synim gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballet vendi ynë, andaj edhe e kam pranuar ketë ftesë dhe kam vendosur të i kthehem sërish politikës aktive”.

Ndonëse, vazhdimisht mohonte zërat se do të jetë pjesë e një partie politike, me 22 shkurt të këtij viti Berat Rukiqi ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës zyrtarisht iu bashkua LDK-së.

Për prezantimin e tij u kujdes Abdixhiku.

Ligjëruesi universitar e doktoranti i ekonomisë Berat Rukiqi, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si ekonomist i dalluar e si aktivist i pandalshëm i angazhimit publik për një shoqëri të zhvilluar, Berati me gjithë bagazhin e tij intelektual e profesional do t’i japë vlerë projektit tonë politik”, shkruante Abdixhiku, transmeton Gazeta Insajderi.

 

Se Agim Veliut i ka ardhë “mërzi” për largimin e tij nga dega e Podujevës e prurjen e Ekrem Hysenit në krye dihet haptazi. Por, ende nuk është zyrtarisht ndonjë fjalë për largimin e Shqipe Mjekiqit, se a qëndron arsyetimi i saj për pjesën e hapësirës, përkatësisht dhënies së një hapësire më të madhe për prurjet e reja më të “zëshme”.