S’duan “enklavë serbe” me Asociacionin, emisari britanik shkon te Lajçaku në Bruksel

S’duan “enklavë serbe” me Asociacionin, emisari britanik shkon te Lajçaku në Bruksel
Deputetja britanike, Alicia Kearns ka ngritur dje në Parlamentin Britanik çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që po i kërkohet Kosovës që ta themelojë. Kearns ka marrë edhe përgjigjen e Qeverisë britanike të cilët s’duan krijimin e një enklave serbe përmes Asociacionit.
Ministri për Evropën, Leon Docherty dje në Parlamentin britanik ka thënë se e ndan të njëjtin shqetësim me deputeten Kearns sa i përket Asociacionit dhe ka deklaruar se s’bëhet fjalë për krijimin e një enklave një-etnike në Kosovë.
Pas një qëndrimi të tillë të Britanisë së Madhe, sot në Bruksel emisari sllovak, Miroslav Lajcak ka pritur emisarin e Britanisë së Madhe, Stuart Peach.
Takimin e ka bërë publik vetë Lajcak duke thënë se me Peach kanë pasur një diskutim të thellë për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, rajon të cilin e mbulon Peach.
Lajcak ka thënë se e vlerëson shumë zotimet e sigurisë që ka marrë nga Peach dhe “angazhimin e tij ndaj misionit tonë të përbashkët”.
Very happy to welcome 🇬🇧 Western Balkan Envoy Lord Peach to Brussels today. We had an in-depth discussion about the latest developments in the region. I highly value his security assessments and his commitment to our shared mission. pic.twitter.com/pNL5IxUVji
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 1, 2023