Ngrihet Alarmi Në Beograd!!! Glauk Konjufca,Shaip Kamberi dhe Marin Mema në Shkup: Shqiptarët e bashkuar janë më të fortë

Ngrihet Alarmi Në Beograd!!! Glauk Konjufca,Shaip Kamberi dhe Marin Mema në Shkup: Shqiptarët e bashkuar janë më të fortë

“Nëntori i Shqiptarëve” ka qenë tema e diskutimit të organizuar sot nga Lëvizja studentore “Studim, kritikë, veprim”, në të cilin ka marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë,Shaip Kamberi.

Konjufca me këtë rast është përgjigjur në pyetjet e studentëve, e që një nga to ka qenë se a duhet të shpallet një Republikë e tretë, pas 12 korrikut 1990 dhe 17 shkurtit 2008.

Ai tha se nuk duhet të shpallet republika e tretë, por që tha se ajo duhet të bëhet për ta pasur një republikë pa kufizime.

Kreu i Kuvendit tha se Kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa votat e 10 deputetëve serbë në Kuvend edhe nëse çështja nuk ka të bëjë me serbët.

Në këtë diskutim me studentët ka marrë pjesë edhe deputeti nga Bujanoci në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili tha se në vazhdimësi kërkojnë nga Tirana dhe Prishtina që të ndikojnë në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kamberi: Po kërkojmë nga Tirana dhe Prishtina të ndikojnë në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve

“Ajo që ne në vazhdimësi po kërkojmë edhe nga Tirana edhe nga Prishtina që në kuadër të mundësisë që i kanë, Shqipëria si anëtare e OKB-së dhe gjithë mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë, si njëra ndër tre partnerët e marrëveshjes trelaterale të ‘Open Balkan’ të ndikojnë në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve. Nëse ‘Open Balkan’ do të jetë vetëm për të shtuar numrin e turistëve serbë në Shqipëri, atëherë është e kotë. Nëse kjo iniciativë nuk reflekton pozitivisht me ndryshimin e kursit të Serbisë në drejtim të respektimit të të drejtave të shqiptarëve, atëherë nga këndi jonë është e pavlefshme. Një bashkëpunim në Ballkan, për një stabilitet të Ballkanit mund të ndërtohet vetëm atëherë kur definohet çështja e Kosovës në raport me Serbinë”, tha ai.

Kamberi tha se shqiptarët janë pakica e vetme në Serbi që përballet me probleme të cilat janë jetike.

Ndërkaq, gazetari Marin Mema, tha se kur shqiptarët janë të bashkuar janë më të fortë dhe se të gjitha gjërat mund të përballohen më thjeshtë. Ai tha se tashmë është koha që Tirana dhe Prishtina të jenë shumë afër njëra-tjetrës dhe të ecin në një rrugë të përbashkët.

Mema: Është koha që Tirana dhe Prishtina të jenë shumë afër njëri-tjetrit

“Është koha që Tirana dhe Prishtina të jenë shumë afër njëri-tjetrit, të ecin në një rrugë të përbashkët. Nuk më intereson ngjyra e asnjë force politike, sepse ajo nuk duhet të jetë më e rëndësishme sesa flamuri i të parëve tanë. Të gjitha problemet që kanë partitë politike në Tiranë apo në Prishtinë, nëse kanë diçka personale mes tyre, le të mbyllen në një zyrë e të zihen sa të duan me njëri-tjetrin, por kur të dalin jashtë ata duhet të tregojnë se ne jemi të bashkuar, i mbajmë qëndrimet të bashkuar, dimë të reagojmë së bashku, dimë të jemi më të fortë së bashku. Kjo është për mua më e rëndësishme se gjithçka”, tha ai.