Kryeministri Albin Kurti: Bandave Krim.inale në veri po iu vjen fundi

Kryeministri Albin Kurti: Bandave Krim.inale në veri po iu vjen fundi

Bandat krim,inale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bom,bat që hedhin, plum,bat që shkrepin dhe mas,kat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore.

Me këto kr,ime e su,lme të armat,osura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kri,minelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj.

Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kri,minal do të dështojnë. Në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda krim,inale dhe qytetarë. Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë.