Analisti i njohur alarmon: Ngjarjet në veri të Kosovës nuk ndikojnë vetëm Kosovë por edhe Shqipëri

Analisti i njohur alarmon: Ngjarjet në veri të Kosovës nuk ndikojnë vetëm Kosovë por edhe Shqipëri

Bashkimi Evropian është larg vlerave që i ka pasur gjatë viteve të 90-ta sepse sipas tij tani BE-ja po bashkëpunon edhe me autokrat për interesa të saj gjeostrategjike, ka thënë analisti Fatos Lubonja

Analisti, Fatos Lubonja i është përgjigjur pyetjes së Ermal Panduri-t në emisionin Debat Plus ku e ka pyetur se si i sheh Tirana Zyrtare zhvillimet në veri të Kosovës. Lubonja i është kundërpërgjigjur se kjo ngjarje ka mbetur nën hije si pasojë e Samit BE- Ballkani Perëndimor edhe nga sulmi ndaj ish-kryeministri, Sali Berisha, me grushte e ka marrë vëmendjen.

“Këto janë ngjarje të rëndësishme që nuk e prekin vetëm Kosovën por edhe Shqipërinë”, ka theksuar Lubonja.

Më tej ai ka folur për Samitin BE- Ballkani Perëndimor i cili është duke u mbajtur në Kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, ku ka thënë “ do të ishte jo aq i rëndësishëm grushti sikur të mos ishte një lloje i treguesi i përshkallëzimit të rrezikshme që është duke ndodhur në Shqipëri , sa i përket instalimit të një regjimi autoritar”.

Ndërkohë ai ka thënë se është rrënuar një Hotel i një pronari të mediave në mënyrë të paligjshme nga pushteti.

“Në kohët e Fundit ka veprime të cilat tregojnë se Shqipëria nuk ka aspak lidhje me shtetin e së drejtës, por është një shtet autoritar i qeverisur nga një bande që nuk ka frik nga askush, nuk ka kontrolle pushteti”, ka deklaruar Lubanja.

Sipas tij grushti ndaj Berishës është një simptome një përçarje në mes të shoqërisë.

Lubonja, ka thënë e Bashkimi Evropian është larg vlerave që i ka pasur gjatë viteve të 90-ta sepse sipas tij tani BE-ja po bashkëpunon edhe me autokrat për interesa të saj gjeostrategjike.