Albin Kurti tregon kush po bën suIme të armatosura në veri, por paralajmëron që do t’iu japë fund

Albin Kurti tregon kush po bën suIme të armatosura në veri, por paralajmëron që do t’iu japë fund

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar ndaj shpërthimeve dhe gjuajtjeve me armë në veri të vendit.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë që me këto krime e suIme të armatosura në veri të Ibrit, do të kemi më shumë polici të Kosovës atje.

“Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj”, ka thënë Kurti.