Kandidimi i Vjosa Osmanit për presidente, vjen reagimi nga familja Jashari

Kandidimi i Vjosa Osmanit për presidente, vjen reagimi nga familja Jashari

Kandidimi i Vjosa Osmanit për presidente, vjen reagimi nga familja Jashari

Është arritur marrëveshja për koalicion parazgjedhor mes VV-së dhe Vjosa Osmanit. Kurti lavdëroi Osmanin për punën e kryer si presidente në detyrë dhe u shpreh se Osmani do të ishte kandidate e këtij koalicioni për presidente të vendit, gjë që efektivisht ia pamundëson kandidimin Murat Jasharit nga familja Jashari.

Bekim Jashari nuk është habitur nga ndërrimi i preferencave prej partisë së Kurtit.

E për këtë ka reaguar kryetari Bekim Jashari, ku në një prononcim për Periskopin tha se populli duhet të jetë i kujdesshëm se kënd po voton.

Jashari theksoi po ashtu se nuk habitet nëse tash më nuk përmendet emri i Murat Jasharit “Duke i parë zhvillimet politike qysh kanë ndodhur ndër vite nuk është dashur as të habitemi që pas zgjedhjeve mundë të ndryshojnë qëndrimet të subjekteve politike, në këtë rast edhe të VV’së, do të presim pasi të përfundojnë zgjedhjet si do të zhvillohen ngjarjet”, theksoi Jashari