Ia ngritën në detyrë gruan, e mbrojti VV’në e Kurtin me zemër në debate duke thënë se është i pavarur, kush është Armend Muja?

Analisti politik, Armend Muja, ka zyrtarizuar aderimin në Lëvizjen Vetëvendosje (VV), shkruan Gazeta Metro.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur kryetari i LVV’ë, Albin Kurti përmes një statusi në Facebook.
Kurti i ka uruar mirëseardhje Mujës, teksa ka publikuar një biografi të rrugëtimit të tij.

Ndërkaq kujtojmë se sa ishte në detyrë Qeveria Kurti, gruaja e “analistit” Muja, Arjeta Islami ishte avansuar në punën e saj. Ajo nga Udhëheqëse e Divizionit që ishte, Islami-Muja ishte avansuar si UD në Departamentin për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave.
Vendimi ishte marrë nga ministrja e Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Punësimit, Ndërmarrësisë e Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari.
Armend Muja ishte pjesëmarrës i shumë debateve në RTV Dukagjini, ku në cilësinë e analistit të pavarur e kishte mbrojtur me zemër Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurti.
Ai madje ka bërë disa sondazhe që e parashikonte fitoren e Vetëvendosjes mbi 50%, derisa sondazhet e pavarura japin krejt tjera numëra.